image Vdekja e dyshimtë e zyrtares policore në Gjilan, policia thërret konferencë për media

Siguri

Vdekja e dyshimtë e zyrtares policore në Gjilan, policia thërret konferencë për media

news image

Personi që u gjet pa shenja jete te varrezat e qytetit të Gjilanit është një zyrtare policore, shkruan Gazeta Sinjali.

E për këtë shkak, policia ka thirrur konferencë për media në orën 18:00.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjilanit njoftoi se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Policia e Kosovës është njoftuar se në varrezat e qytetit në Gjilan është një person ë dyshohet se është pa shenja jete. Njësitë tona kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e një personi të gjinisë femërore. Personi i vdekur është zyrtare policore. Për momentin, rasti nga hetuesit është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Hashani.

/GazetaSinjali/