image Vdekja e dyshimtë e ish-prokurorit të krimeve të rënda, zbardhen detaje të reja

Kosovë

Prokuroria/ Vdekja e dyshimtë e ish-prokurorit të krimeve të rënda, zbardhen detaje të reja

news image

Për vdekjen e dyshimtë të ish-prokurorit të krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, Agron Matjani, Prokuroria Themelore e Prizrenit ka lëshuar një njoftim për media.

Në këtë njoftim nuk jepen detaje për dyshimet e para të vdekjes së Matjanit, megjithatë, aty thuhet se rasti u bë i ditur pas raportimit të familjarëve të tij.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML dhe rasti është inicuar si ‘vdekje e dyshimtë’.

“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se sot rreth orës 9:30 personi me inicialet A.M., – ish prokuror është gjetur i vdekur në banesën e tij  në Prizren, pas raportimit nga anëtarët e familjes së tij.

Me të marrë lajmin, prokurorja kujdestare së bashku me njësitet relevante policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe rasti është është inicuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Me urdhër të prokurores, trupi i viktimës do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka tentuar të mësojë më shumë për këtë rast, por nga zyra për informim në Prokurorinë Themelore të Prizrenit kanë thënë se momentalisht nuk mund të japin më shumë detaje sesa ato në njoftimin më lartë.

Versionin e policisë për vdekjen e Agron Matjanit mund të lexoni KËTU. /Gazeta Sinjali/