Një vajzë dyvjeçare ka vdekur sot në Zallq të Istogut. Lajmin e ka konfimuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas Gashit, vdekja u konstatua nga një mjek në QKMF-në e Istogut, ndërsa prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Sot pas orës 12:00, 2-vjeçarja është gjetur në një si bazen të vogël vetëm te shtëpia e saj. Mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog ka konstatuar vdekjen. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka bërë të ditur Gashi.