image Vazhdon telenovela "Raphinha", Barça paraqet ofertën e re, por larg ofertës së Chelseas

Futboll

Vazhdon telenovela “Raphinha”, Barça paraqet ofertën e re, por larg ofertës së Chelseas

news image

Telenovela “Raphinha” duket se do të vazhdojë ende.

Chelsea, Barcelona dhe Arsenal të trija ende kanë shanse për të nënshkruar me yllin brazilian të Leeds, Raphinha.

U raportua se Chelsea dhe Leeds kishin marrëveshje për shumën e tarifës, megjithatë kjo nuk ka ndodhur edhe mes klubit londinez dhe lojtarit.

Barcelona dhe Arsenali janë ende në lojë për brazilianin, me klubin spanjoll që raportohet se ka paraqitur ofertën e re për Raphinhan, konfirmon gazetari Fabrizio Romano.

“Barcelona kontaktoi Leeds dje mbrëma për të paraqitur ofertën e re për Raphinha, pas bisedimeve me Deco. Propozimi verbal i Barçës nuk e plotëson ende kërkesën e Leeds. Leeds insiston të respektojë marrëveshjen me Chelsean për 60 milionë funte. Është ende e hapur nga ana e lojtarit“, ka shkruar Romano në Twitter.

/GazetaSinjaliSport/