Telenovela “Raphinha” duket se do të vazhdojë ende.
Chelsea, Barcelona dhe Arsenal të trija ende kanë shanse për të nënshkruar me yllin brazilian të Leeds, Raphinha.
U raportua se Chelsea dhe Leeds kishin marrëveshje për shumën e tarifës, megjithatë kjo nuk ka ndodhur edhe mes klubit londinez dhe lojtarit.
Barcelona dhe Arsenali janë ende në lojë për brazilianin, me klubin spanjoll që raportohet se ka paraqitur ofertën e re për Raphinhan, konfirmon gazetari Fabrizio Romano.
“Barcelona kontaktoi Leeds dje mbrëma për të paraqitur ofertën e re për Raphinha, pas bisedimeve me Deco. Propozimi verbal i Barçës nuk e plotëson ende kërkesën e Leeds. Leeds insiston të respektojë marrëveshjen me Chelsean për 60 milionë funte. Është ende e hapur nga ana e lojtarit“, ka shkruar Romano në Twitter.