Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka takuar në Prishtinë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Matthew Palmer dhe ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, shkruan Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e PDK-së u theksua se në këtë takim është biseduar për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi, pritjet nga ky proces të PDK-së që duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjellë, rolin opozitar të partisë në jetën politike të vendit si dhe tema të tjera me interes për vendin.
Hoxhaj ka sqaruar pozicionin e PDK-së në raport me zhvillimet politike, dhe ka kërkuar një rol më të madh dhe të drejtpërdrejt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog si partner strategjik i Kosovës.