Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje po vijon të krijojë problematika. Në katin e katërt të saj është riaktivizuar një vatër zjarri.
Sipas burimeve të TVKlan, në atë zonë ndodhen mallra industriale, e që për pasojë ato vijojnë të digjen.
Flakët në këtë qendër tregtare kanë nisur që rreth orës 14:40 të ditës së sotme.