image Vazhdon si PDK-ja…Një familje e lidhur me VV-në avancohet në ndërmarrje publike nga Qeveria Kurti

Politikë

Vazhdon si PDK-ja…Një familje e lidhur me VV-në avancohet në ndërmarrje publike nga Qeveria Kurti

news image

Familja që dikur ishte përkrahur dhe rehatuar në ndërmarrje publike sa ishte në pushtet Partia Demokratike e Kosovës, me të ardhur në pushtet të Vetëvendosjes është avancuar në pozita të larta.

Milot Podvorica ish-këshilltar i ministrit Vitia, militant i flaktë i lëvizjes Vetëvendosje, duket se ka ndikuar që të rehatoi babain e tij, Rexhep Podvoricën, në bordin e ndërmarrjes publike te Ibër Lepencit.

Rexhep Podvorica, babai i ish-këshilltarit të ministrit Vitia është i punësuar në KEDS, në pozitën e zyrtarit të zyrës ligjore.

Ndërkaq, Miloti është avancuar në drejtor të zyrës ligjore në Korporatën Energjetike të Kosovës.

“Historia e familjes së Rexhep Podvoricës, është e lidhur me pushtetet e kaluara dhe janë të punësuar në institucione e ndërmarrje publike i madh e i vogël”, thonë burime të sigurta të Gazetës Infokus.

Rexhep Podvorica bashkë me gruan kanë qenë të punësuar në KEK dhe njëkohësisht në kohën kur në pushtet ka qenë PDK-ja, kanë punësuar edhe djalin Milotin në këtë ndërmarrje, kurse djalin tjetër Arbnorin në Ndëmarrjen publike Banesore.

Derisa burrë dhe grua kanë kaluar në KEDS pas ndarjes së distribucionit, Miloti ka mbetur në KEK në pozitën zyrtar ligjorë.

Kurse nga ardhja në pushtet e Vetëvendosjes, partisë të cilën publikisht e ka mbështetur, Miloti është avancuar në tri pozita të larta.

Fillimisht në qeverisjen e parë të Kurtit, Miloti është emëruar këshilltar i Arben Vitisë, duke e punësuar edhe vëllain e tij Arbnorin, shofer të ministrit.
Pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, Miloti është kthyer në KEK në pozitën zyrtar ligjor.

Me ardhjen e bordit të ri, të emëruar nga Qeveria Kurti 2, Miloti prapë avancohet në pozitën e drejtorit të zyrës ligjore.

Vetëm pak muaj pas kësaj, sot (të premten) qeveria Kurti ka emëruar edhe babain e tij në pozitën e drejtorit të bordit në ndërmarrjen publike “Iber Lepenc”.

Ky i fundit bashkë me familjen e tij del të jenë përkrahës të zjarrtë të Vetëvendosjes.

Përkrahjen ndaj partisë në pushtet nuk e fshehë as në llogarinë e tij në facebook.

Siç edhe mund të shihet, thuajse çdo të dytin postim e ka me motive politike.  /GazetaSinjali/