image Vazhdon shkelja drastike e masave nga PDK

Shëndetësi

Vazhdon shkelja drastike e masave nga PDK

news image

Mosrespektimi i masave antiCOVID është bërë një dukuri nga partitë politike në fushatat që po i bëjnë për zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

As kryetari i degës së PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku, nuk ka mbetur keq, pasi është vetë ai i cili vazhdimisht mbledh dhjetëra persona në oda e restorante të ndryshme duke mos e respektuar distancën e as gjërat e tjera elementare.

Rasti i fundit i Lushtakut ishte në Qirez të Skënderajt, ku përmes fotografive që ka postuar ai në Facebook, shihet qartë me shumë persona që nuk kanë as maskën e vendosur.

“I gjithë Qirezi është me PDK-në. Një mobilizim dhe përkrahje shumë e madhe nga qytetarët tanë, në çdo cep të Drenicës! I falënderoj nga zemra për përkrahjen dhe besimin e tyre ndaj PDK-së”, shkroi Lushtaku në Facebook.

/Gazeta Sinjali/