image Vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit

Politikë

Vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit

news image

Sot, në ora 17:00 do të vazhdojë seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Kandidatë për të parin e vendit janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

Kjo seancë do të mbahet pas dështimit për zgjedhjen e presidentit në seancën e djeshme.

Seanca e parë për zgjedhjen e presidentit dështoi për shkak të mungesës së kuorumit, ndonëse u votua dy herë.

Në raundin e parë të votimit të presidentit, i cili u përsërit dy herë, morën pjesë 79 deputetë, një më pak sesa që duheshin për ta bërë kuorumin.

Ndonëse ishin në sallë, tre deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj, nuk morën fare pjesë në votim./Gazeta Sinjali/