Suksesi i reperes Tayna tashmë është i dukshëm, gjë që është vërejtur në tre vitet e fundit.
Ajo tashmë grumbullon mbi 1 milion ndjekës në rrjetin social Instagram, e ndër ta është edhe futbollisti i njohur i Real Madrid, Vinicius Junior.
Në një intervistë, reperja është detyruar të tregojë mesazhet me futbollistin, e që ishin të mbushura me ‘emoj’ të zemrave e duartrokitje, shkruan Gazeta Sinjali.
Por përveç bisedave private, dyshja tash e një kohë janë duke lënë komente në rrjetet sociale të njëri tjetrit.
Pas publikimit të këngës ‘Sicko’ nga Tayna, Vinicius Junior e kishte shprëndarë këngën, duke i dhënë edhe një shtysë tjetër asaj.
Mbrëmjen e djeshme, ekipi i Real Madrid ka fituar kundër Barcelonës me rezultat 2:00, e që një fitore të tillë nuk e ka lënë pa e postuar futbollisti.
As këtu nuk ka munguar komenti i Taynas me dy duar e që simbolizon përgëzim.
Dyshja janë tejet suportues në rrjetet sociale, por se a do të jenë edhe në jetën reale dhe se a do të jetë një lidhje të mundshme mes tyre, mbetet të vërtetohet nga ata./Gazeta Sinjali/