Barcelona ka pësuar humbje ndaj skuadrës së promovuar këtë sezon, Rayo Vallecanos pranë shikuesve të vet, shkruan Sinjali Sport.
Blaugranasit kanë humbur me rezultat minimal 1-0 ndaj Vallecanos në “Camp Nou”.
Goli i vetëm i sfidës ishte i shënuar në minutën e shtatë të ndeshjes, nga Alvaro Garcia.
Kjo është humbja e tretë radhazi në Camp Nou e Barcës në të gjitha garat, pas humbjeve ndaj Frankfurt në Evropa Ligë dhe Cadiz në La Liga.
Blaugranasit lëshojnë një mundësi të mirë për të rrëmbyer së paku pozitën e dytë, të cilët tani qëndrojnë me pikë të barabarta me Sevillën – nga 63, teksa Real Madridi tani është pranë shpalljes së titullit e cila qëndron lider me 78 pikë.
Një statistikë interesante e cila vlen të përmendet, është se Rayo Vallecano janë bërë skuadra e parë e promovuar që mposhtin Barcelonën dy herë në La Liga (vendas dhe jashtë) që nga Salamanca në 1997/98.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar në shtëpi të tyre në tetor 2021, Vallecano kishte triumfuar po ashtu 1-0.