image Vazhdon hedhja e gazit lotsjellës, rikthehet Sali Berisha te selia e PD-së

Shqipëri

Vazhdon hedhja e gazit lotsjellës, rikthehet Sali Berisha te selia e PD-së

news image

Edhe pas shpërndarjes së protestuesve nga ana e policisë, ka vazhduar hedhja e gazit lotsjellës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas mediave në Shqipëri, Sali Berisha bashkë me mbështetësit e tij ka nisur të rikthehet te selia e PD-së.

Në selinë e PD-së është vendosur shiriti i Policisë “mos kalo”.

Ndërsa brenda objektit të kësaj partie, ka hyrë personeli shëndetësor që t’i ofrohet ndihma të lënduarve.

/GazetaSinjali/