Edhe pas shpërndarjes së protestuesve nga ana e policisë, ka vazhduar hedhja e gazit lotsjellës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas mediave në Shqipëri, Sali Berisha bashkë me mbështetësit e tij ka nisur të rikthehet te selia e PD-së.
Në selinë e PD-së është vendosur shiriti i Policisë “mos kalo”.
Ndërsa brenda objektit të kësaj partie, ka hyrë personeli shëndetësor që t’i ofrohet ndihma të lënduarve.