Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se janë raportuar pesë raste të falsifikimit të parasë – Ato kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Suharekë, Prizren e Klinë.
Për rastin në Klinë, Gazeta Sinjali ka raportuar mbrëmë, ndërsa sot iu sjellë detajet për rastet tjera.
Në Fushë Kosovë, dje rreth orës 09:35, një zyrtare e bankës ka raportuar se një klient ka deponuar 100 euro false.
Në Prishtinë një grua ka raportuar se më 8 prill një klient i saj i ka pasur borxh 130 euro, mirëpo kur ia ka kthyer ia ka dhënë një kartëmonedhë në vlerë prej 500 euro, që dyshohet se ka qenë e falsifikuar.
Ndërsa, në Suharekë një zyrtar i bankës ka raportuar se një klient i tyre ka deponuar 100 euro false.
Një zyrtar tjetër i një banke në Prizren ka raportuar se disa klientë kanë deponuar 529.5 euro para false në monedha e kartëmonedha të ndryshme.
Të gjitha kartëmonedhat janë sekuestruar dhe hetimet po vazhdojnë.