image Vazhdon evakuuimi i kosovarëve nga Afganistani, nga MPJD tregojnë se sa janë evakuuar deri tani

Diasporë

Vazhdon evakuuimi i kosovarëve nga Afganistani, nga MPJD tregojnë se sa janë evakuuar deri tani

news image

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës ka bërë të ditur se ka evakuuar katër shtetas të Kosovës me të cilët ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë dhe të njëjtëve u është ofruar ndihmë pas shkallëzimit të situatës në Afganistan, raporton Gazeta Sinjali.

“Që nga përshkallëzimi i situatës atje, MPJD-ja ka qenë e angazhuar për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës me qëllim të largimit sa më të shpejt nga Afganistani”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

MPJD-ja njofton se vazhdon ta mbajë të hapur linjën emergjente me numër +383 45 492 316 dhe është në dispozicion t’u ofrojë ndihmë të gjitha rasteve të reja që eventualisht mund të lajmërohen në periudhën në vijim./Gazeta Sinjali/