image ShBA-ja do të përdorë aeroplanët komercialë për evakuimin e njerëzve nga Afganistani

Botë

ShBA-ja do të përdorë aeroplanët komercialë për evakuimin e njerëzve nga Afganistani

news image

Për të ndihmuar në evakuimin e njerëzve nga Afganistani, do të përdoren aeroplanët komercialë nga SHBA-ja, kanë njoftuar nga Pentagoni.

18 avionë nga kompanitë përfshirë United, American Arlines dhe Delta nuk do të fluturonin drejtpërdrejtë në Kabul, tha të dielën një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes.

Në vend të kësaj, ata do të transportojnë njerëz që tashmë janë larguar nga Afganistani dhe po udhëtojnë drejt vendeve të treta.

Deri më tani, shumë vende kanë rënë dakord të jenë si pika tranziti për fluturimet ushtarake amerikane që evakuojnë shtetas amerikanë dhe të tjerë nga kryeqyteti afgan. /GazetaSinjali/