image Afganët e evakuuar po fillojnë jetë të re në SHBA: Ambasada amerikane falënderon Kosovën

Kosovë

Afganët e evakuuar po fillojnë jetë të re në SHBA: Ambasada amerikane falënderon Kosovën

news image

Kosova ka pranuar qindra afganë muaj më parë nga evakuimi në zonat e luftës atje. Ndërkaq Amerika është angazhuar që këta qytetarë të shpërngulen të gjithë në SHBA.

Për këtë, Ambasada amerikane në Prishtinë, përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se një grup tjetër i afganëve që ishin evakuuar në Kosovë ka marrë rrugën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasada, po ashtu ka falënderuar Kosovën për bujarinë dhe mirëpritjen e tyre.

“Sot, pas përfundimit të të gjitha kërkesave të verifikimit dhe atyre mjekësore, një grup tjetër i të evakuuarve afganë u nis nga Kosova për në SHBA. Falë bujarisë dhe mikpritjes së Kosovës, afro 600 afganë të pritur më parë në Kampin Liya janë larguar për të filluar një jetë të re me familjet e tyre në SHBA. Faleminderit Kosovë!”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Facebook.

/GazetaSinjali/