image Vazhdon drama: Gjendet e djegur në Skenderaj vetura e grabitësve në Prizren

Siguri

Vazhdon drama: Gjendet e djegur në Skenderaj vetura e grabitësve në Prizren

news image

Tre të dyshuarit që plagosën dy persona dhe tentuan të grabisin një dyqan argjendarie në Prizren, kanë djegur një veturë, që dyshohet se është përdorur nga ta për të ikur nga policia.

Para pak kohësh një veturë është gjetur e djegur në fshatin Murgë të Skenderajt, e cila dyshohet se është përdorur nga të dyshuarit që tentuan ta grabisin dyqanin në Prizren.

Vetura është me targa ’04’ dhe është e tipit ‘Polo’.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Është e vërtetë që një veturë është gjetur në fshatin Murgë të Prizrenit, e cila dyshohet se është përdorur nga tre të dyshuarit për tentim grabitjen në Prizren. Vetura është e tipit ‘Polo’ që i është vjedhur një qytetari”, ka thënë Gashi për Sinjalin.

Sinjali më parë publikoi një video, ku dyshohet se grabitësit kanë djegur një veturë të tipit ‘Pasat’ në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, që dyshohet se është përdorur nga tre të dyshuarit gjatë tentim grabitjes në Prizren.

/GazetaSinjali/