image Hajnat në aksion, vjedhin mjetet e punës në një shtëpi në Podujevë

Siguri

Hajnat në aksion, vjedhin mjetet e punës në një shtëpi në Podujevë

news image

Një shtëpi në rrugën “Fitorja” në Podujevë, ditën e djeshme ka qenë cak i hajnave, raporton Gazeta Sinjali.

Rastet e fundit që janë raportuar nga Gazeta Sinjali në lidhje me vjedhjet kanë qenë kryesisht me para dhe stoli ari, mirëpo kësaj radhe ka ndodhur një vjedhje tjetër.

Një person është ankuar në Policinë e Podujevës, se persona të panjohur kanë depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë arritur t’ia marrin një mjet të punës si dhe dy pasaporta.

Gazeta Sinjali nga burime brenda policisë merr vesh se në lidhje me këtë rast kanë nisur hetimet.

/Gazeta Sinjali/