image Vazhdojnë vërshimet në Pejë, rrugët bëhen të pakalueshme

Kosovë

Vazhdojnë vërshimet në Pejë, rrugët bëhen të pakalueshme

news image

Reshjet e mëdha të shiut në Komunën e Pejës kanë ngritur nivelin e ujit dhe rrugët e këtij qyteti janë mbushur me ujë.

Edhe të shtunën, Gazeta Sinjali ka raportuar për daljen e mundshme nga shtrati në kanalin e Çokolicës, me ç’rast ishte kontaktuar edhe Drejtoresha e Shërbimeve Publike, Xhevahire Çeku-Kelmendi e cila për Gazetën Sinjali kishte thënë se çdo gjë është nën kontroll dhe se janë duke punuar.

“Po pa merak, ekipi është në terren dhe janë duke punuar në këtë aspekt”, ka thënë ajo për Gazetën Sinjali.

Por sot, sinjalizues të Gazetës Sinjali nga Peja kanë dërguar video ku shihen rrugë të mbushura me ujë.

/Gazeta Sinjali/