image Vazhdojnë trazirat në Francë, 994 persona të arrestuar brenda natës

Vazhdojnë trazirat në Francë, 994 persona të arrestuar brenda natës

news image

994 persona janë arrestuar gjatë natës në Francë, ndërsa protestat e dhunshme për vrasjen e 17-vjeçarit të qëlluar nga policia kanë hyrë në natën e katërt.

Protestat vazhduan deri në mëngjesin e së shtunës, me trazira që shpërthyen në disa qytete, raportojnë mediat franceze, megjithëse situata në përgjithësi dukej më pak e tensionuar se një ditë më parë. Disa dyqane u grabitën në disa qytete ndërkohë që trazirat vijojnë.

Sipas një raporti të ri nga Ministria e Brendshme, 994 persona janë arrestuar gjatë trazirave që shpërthyen pas vdekjes së Nahelit. Varrimi i të riut Nahel do të bëhet këtë të shtunë në Nanterre.

Videot e mediave sociale të skenave në Lyon, treguan të shtëna me armë zjarri nga një pushkë automatike gjatë natës, fishekzjarre që lëshoheshin në protestë dhe demonstrues pranë zjarreve që digjen.

Të premten në mbrëmje ka ndodhur një shpërthim në Portin e Vjetër të Marsejës, por nuk ka pasur viktima. Ndërsa është dëmtuar edhe biblioteka Alcazar në Marsejë, e cila u vandalizua gjatë natës.

Dhuna e vazhdueshme vjen pavarësisht se policia franceze vendosi 45,000 oficerë, njësi speciale, automjete të blinduara dhe helikopterë në të gjithë vendin të premten.

Sipas raportit të fundit nga Ministria e Brendshme, 79 policë janë lënduar në margjina të trazirave të natës.

Për sa i përket dëmeve materiale, numëron 2560 zjarre në rrugë publike, 1350 automjete të djegura, 234 objekte të djegura apo të dëmtuara.

Ai vë në dukje gjithashtu se 31 stacione policie, 16 stacione policore bashkiake dhe 11 kazerma të xhandarmërisë janë në shënjestër./A2CNN

/GazetaSinjali/