image Vazhdojnë telashet në veri të vendit, pika kufitare e Policisë dyshohet se u sulmua me breshëri automatiku

Siguri

Vazhdojnë telashet në veri të vendit, pika kufitare e Policisë dyshohet se u sulmua me breshëri automatiku

news image

Njësia Kufitare e Policisë së Kosovës në fshatin Jasenovik të Zubin Potokut, dyshohet se sërish ka qenë cak i një sulmi me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, Sinjali mëson se mbrëmë rreth orës 20:10 persona të panjohur kanë shtënë dy herë radhazi nga distanca me breshëri automatiku në drejtim të stacionit të ri të njësisë kufitare.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Kujtojmë se Policia e Kosovës është sulmuar disa herë në veri të vendit. Kjo ka aktivizuar edhe krerët shtetërorë të cilët muaj më parë thanë se Policia ka qenë cak i sulmeve të armatosura të grupeve kriminale në veri.

Por, deri më tani, nuk është identifikuar ndonjë person përgjegjës për këto sulme që cenojnë sigurinë dhe jetën e pjesëtarëve të Policisë.

/GazetaSinjali/