Rastet kur qytetarët po raportojnë shkeljet në trafik po rriten, duke rritur kështu sado pak edhe vetëdijesimin për respektimin e rregullave dhe mos rrezikimin e trafikut, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i fundit për të cilin sinjalizuesit kanë shkruar në adresë të Sinjalit ka ndodhur në qytetin e Ferizajt, saktësisht në fshatin Komogllovë.
Sinjalizuesi ka dërguar pamje ku shihet se si shoferët thyejnë rregullat e trafikut dhe tejkalojnë në vijë të plotë para udhëkryqit.
Në rastin e parë, shkelësi i rregullave ishte shoferi i veturës së tipit Mercedesi me targa 05 755 EF.
Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /Gazeta Sinjali/