Edhe sot po vazhdojnë pritjet në Merdare.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në këtë pikë kufitare, për të dalë nga Kosova janë 2 orë e 30 minuta deri në 3 orë.
Pritje deri në 1 orë ka edhe tek pika Dheu i Bardhë dhe në Mutivodë, ndërkaq në Muçibabë pritjet janë deri në 40 minuta.
Problem i njëjtë nuk shfaqet edhe për të hyrë në Kosovë. Kujtojmë se pritje të gjata ka pasur në vazhdimësi ditëve të fundit në këto pika kufitare./Gazeta Sinjali/