COVID-19

Të infektuar

125

Të sheruar

10

Të vdekur

1

Pandemia/ Vatikani në ankth, Papa i nënshtrohet testit për koronavirus

news image

Një nëpunës i Vatikanit, i cili jeton në të njëjtën rezidencë më Papa Franceskon është shtruar në spital pasi është raportuar se ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Emri i klerikun të prekur me COVID-19 nuk është bërë i ditur. AI ka vite që banon në shtëpinë e miqve të Shën Martës në Selinë e Shenjtë.

Meqënëse ky është rasti i pestë më Covid-19 në Vatikan është parë e arsyeshme që edhe Papa Francesko 84 vjeç të bëjë tamponin e koronavirusit, rezultati i të cilit nuk ka dalë ende bëjnë te ditur burime pranë Vatikanit. 

Papa Françesku, e ka përdorur këtë godinë si rezidencë, për të konsumuar vaktet e tij si dhe për takime zyrtare. Ai momentalisht vijon të jetë i izoluar që nga e ftohura që kaloi muajin e kaluar. 

Italia vijon të mbetet epiqendra e Evropës për shpërthimin e virusit dhe deri tani ka mbi 7500 të vdekur dhe rreth 60 mijë të infektuar. Pas Italsië është Spanja me 4089 persona të vdekur. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin