image Papa Françesku nuk do marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II

Botë

Papa Françesku nuk do marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II

news image

Papa Françesku nuk do të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II të hënën, njoftoi Vatikani.

Nga Roma kanë bërë të ditur se Kisha Katolike Romake do të dërgojë një zyrtar të lartë i cili punon si përfaqësues i Vatikanit për punët e jashtme, raporton “Independent”.

Në fillim të kësaj jave, Papa i dërgoi një telegram ngushëllimi mbretit të ri të Britanisë, Charles III.

Mbretëresha dhe Papa u takuan në Itali në vitin 2014.

Papa Françesku përfundoi vizitën e tij treditore në Kazakistan të enjten, ku mori pjesë në Kongresin e 7-të të Liderëve Botërorë dhe Fetarë.

/GazetaSinjali/