Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo parti ka mbledhur 438 mijë 334 vota apo 49.95%.
Më e votuara e kësaj liste është Vjosa Osmani me gjithsej 300 mijë e 788 vota.
Në vendin e dytë është Glauk Konjufca me 200 mijë e 641, ndërkaq në vendin e tretë është Arben Vitia me 107 mijë e 813.
E katërta është renditur Donika Gërvalla me 71 mijë e 720 vota.
Në top 5shen më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje është edhe Vasfije Krasniqi – Blair, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, me 60 mijë e 887 vota./Gazeta Sinjali/