image Varroset me nderime ushtarake ish-komandanti Sahit Jashari, s'mungoi as kurora nga Thaçi

Kosovë

Varroset me nderime ushtarake ish-komandanti Sahit Jashari, s’mungoi as kurora nga Thaçi

news image

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari, është varrosur sot me nderime ushtarake në vendlindjen e tij, në Prekaz të Skenderajt.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë një numër i madh qytetarësh dhe bashkëluftëtarësh të tij.

Jashari ka qenë luftëtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si komandant i UÇK-së dhe një nga bashkëluftëtarët më të afërt të Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Atë e ka kujtuar edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Hagë. Gjithashtu, mbi varrin e tij është vendosur një kurorë në emër të Thaçit.

Jetove me nder, luftove me heroizëm dhe u përjetësove me veprën tënde. U prehsh në paqe, hero i UÇK-së!”, thuhet në kurorën e vendosur në emër të Hashim Thaçit mbi varrin e Sahit Jasharit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/