image Varroset sot anëtari i Plisave që u godit për vdekje nga një veturë në Fushë Kosovë

Kosovë

Varroset sot anëtari i Plisave që u godit për vdekje nga një veturë në Fushë Kosovë

news image

28 vjeçari, Genc Gara do të varroset sot në ora 14:00 në varrezat e Arbërisë në Prishtinë, bëjnë të ditur familjarët e tij.

Genci, u goditë ditë më parë nga një veturë në Fushë Kosovë, dhe plagët ishin të papërballueshme për të.

Ai qëndroi disa ditë në koma, mirëpo gjendja e tij nuk u përmirësua,  Genci, njëherit ishte edhe student i dalluar në Fakultetin e Mjekësisë, dega Stomatologji.

Gara po ashtu ishte anëtar i Plisave të cilët njoftuan për vdekjen e tij.

“Pas një beteje disa ditore për jetë, sot Plisat, Prishtina dhe kombëtarja jonë, do të kenë një anëtar më pak. Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se Genc Gara pak orë më parë ka ndërruar jetë. Ditë më parë Genci u godit nga një makinë në Fushë Kosovë. Për varrimin e të ndjerit do t’ju njoftojmë me kohë. Ngushëllime familjes, miqve dhe Plisave!”, thuhet në njoftimin e tyre. /Gazeta Sinjali/