image Fillon ceremonia e varrimit të policit Sami Thaqi

Kosovë

Vrasja/ Fillon ceremonia e varrimit të policit Sami Thaqi

news image

Ka filluar ceremonia e varrimit të policit të vdekur mbrëmë në krye të detyrës nga eksplozivi, Sami Thaqi.

Ceremonia e varrimit po përcillet nga mijëra qytetarë të cilët kanë shkuar për ta nderuar veprën e tij. Thaqi i cili la pas vete bashkëshorten dhe tre fëmijë, po varroset në varrezat e fshatit Shkoroshnik të Malishevës.

Ndërkaq, polici Sami Thaçi, sot u shpall edhe si ”Hero i Kosovës”, nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore do të kërkohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit I.B., i cili është arrestuar dhe momentalisht është në mbajtje./ Gazeta Sinjali/