Nën emocione të mëdha, e nën ndjenja krenarie me një ceremoni shtetërore, po i jepet lamtumira e fundit Afrim Bunjakut, rreshterit të Policisë së Kosovës i cili mbeti i vrarë në Banjska të Zveçanit pas sulmit të një grupi terroristësh serbë, raporton Gazeta Sinjali.
Në Samadrexhë të Vushtrrisë, atje ku po mbahet ceremonia e varrimit të tij, po marrin pjesë një numër i madh i familjarëve, miqëve, kolegëve e figurave kyçe të vendit.
Gjithashtu, bëhet e ditur se pjesë po marrin edhe Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog.