image Szunyog për takimet e Von der Leyen me Osmanin e Kurtin: Pres diskutime të frytshme

Politikë

Szunyog për takimet e Von der Leyen me Osmanin e Kurtin: Pres diskutime të frytshme

news image

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka mirëpritur presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ai tregoi se presidentja e KE-së do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Szunyog tha se pret diskutime të frytshme.

“E mirëprita presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila mbërriti sot në Kosovë, në kuadër të vizitës së saj katërditure në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Malin e Zi, Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë. Ajo do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurtin. Në pritje të diskutimeve të frytshme!”, shkroi Szunyog.

/GazetaSinjali/