image Szunyog: Pasojat e sulmit terrorist të Banjskës ndihen jo vetëm në veri të Kosovës por në mbarë rajonin

Politikë

Szunyog: Pasojat e sulmit terrorist të Banjskës ndihen jo vetëm në veri të Kosovës por në mbarë rajonin

news image

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, beson se ajo që ndodhi më 24 shtator ishte një kambanë e fortë alarmi dhe se të gjitha veprimet që mund të përshkallëzojnë më tej situatën në terren duhet të shmangen.

“Policia e Kosovës u sulmua nga persona të armatosur rëndë. Shtrirja e operacionit ishte e paprecedentë dhe paraqet një përshkallëzim të madh, i cili bie ndesh me thirrjet e përsëritura të Bashkimit Evropian për deeskalim në veri të Kosovës. Pasojat e këtij sulmi terrorist ndihen jo vetëm në veri të Kosovës, por në mbarë Kosovën dhe në mbarë rajonin. Ne po ashtu shohim se sulmi sigurisht ka rritur shqetësimin e komunitetit ndërkombëtar për situatën në veri të Kosovës. De-përshkallëzimi dhe stabilizimi i shpejtë i situatës së sigurisë tani është më shumë urgjente se kurrë. Në pamjen më të madhe, rruga përpara nuk ka ndryshuar, në fakt është bërë më e nevojshme.

Tutje Szunyog ka thënë që ata presin që Kosova dhe Serbia të punojnë në normalizimin e marrëdhënieve përmes dialogut.

Ne presim që Prishtina dhe Beogradi të punojnë në normalizimin e marrëdhënieve të tyre përmes dialogut të udhëhequr nga BE. Kjo është një platformë ku ata mund të adresojnë çështje të ndryshme, të cilat rëndojnë marrëdhëniet ndërkomunale në Kosovë. Duhet të shmangen të gjitha veprimet që mund të përshkallëzojnë më tej situatën në terren.Në kohën kur Europa kërcënohet nga lufta ruse kundër Ukrainës, ne nuk duhet të lejojmë dhunë dhe destabilitet në Kosovë. Ne thjesht nuk mund ta përballojmë atë”, ta Szunyog për Kosovo-Online.

/GazetaSinjali/