image Szunyog: Kosova dhe Serbia s’kanë filluar implementimin e obligimeve nga marrëveshja e detyrueshme

Politikë

Szunyog: Kosova dhe Serbia s’kanë filluar implementimin e obligimeve nga marrëveshja e detyrueshme

news image

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia nuk kanë filluar implementimin e obligimeve që dalin nga marrëveshja e detyrueshme në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Szunyog ka thënë se Komisioni Evropian ka propozuar një plan të ri financiar si pjesë e një mekanizmi të ri financiar për të lehtësuar konvergjencën ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe standardeve ekonomike të BE-së, gjithashtu pre të bërë incentivat financiare që zgjerimi i BE-së të ndodhë sa më shpejtë.

“Edhe Kosova dhe Serbia ende nuk kanë filluar të implementojnë obligimet që dalin nga marrëveshja e detyrueshme në rrugën e tyre drejtë BE-së. Anëtarësimi në BE është çështje strategjike dhe këtu përshtatja e vlerave të Kosovës me politikat e sigurisë së jashtme vlerësohet. Po ashtu keni paraqitur zgjedhjen tuaj strategjike duke implementuar reformat e reja. Në veçanti agjenda e reformës drejtë BE-së është me rëndësi, po ashtu stabiliteti politik i Kosovës ka lejuar të implementohet një pjesë e mirë e legjislacionit. Sidoqoftë mosbashkëpunimi mes partive dhe mospajtimet ndërmjet mazhorancës vazhdon të sfidojë punën e Kuvendit. Rekomandimet e vitit të kaluar për reformën në administratën publike nuk janë implementuar mjaftueshëm”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/