image Varrimi i 82-vjeçarit që vdiq nga koronavirusi do të bëhet vetëm në praninë e familjes së ngushtë

Njoftim/ Varrimi i 82-vjeçarit që vdiq nga koronavirusi do të bëhet vetëm në praninë e familjes së ngushtë

news image

Familja Haliti nga Dumnica e Podujevës, njofton se në varrimin e babait të tyre pjesëmarrës do të jenë vetëm familjarët e ngushtë.

Plaku 82-vjeçar Halim Haliti është viktima e parë e shënuar nga koronavirusi në Kosovë.

Viktima është babai i të infektuarit që ka ardhur nga Italia.

Njoftimi i familjes:

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 31. Qeveria po bën vazhdimisht apel te qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe ta mbajnë pastërtinë. /Gazeta Sinjali/