image Varianti britanik i COVID-19 në Kosovë po rrezikon më shumë të rinjtë dhe shtatzënat

Shëndetësi

Varianti britanik i COVID-19 në Kosovë po rrezikon më shumë të rinjtë dhe shtatzënat

news image

Infektologu kosovar, Salih Ahmeti ka thënë se gjatë muajit të fundit në Kosovë situata nga COVID-19 është paraqitur e rëndë për shkak të rritjes së numrit të infektimeve tek moshat më të reja 40-60 vjeç dhe te gratë shtatzëna.

Sipas tij, një nga shkaqet e shtimit të infektimeve është për shkak të virusit britanik që po qarkullon në vend, i cili rezulton se përhapet shumë më shpejt dhe shkakton komplikacione të rënda deri në vdekje edhe tek moshat e reja.

“Varianti britanik po rezulton më i rëndë. Vërejmë se ky virus është më i përhapur, qoftë mes familjarëve apo edhe kontakteve të tjera, jep ndërlikime shumë më serioze, me prekje shumë të rënda të mushkërive dhe organeve të tjera duke rrezikuar jetën e të sëmurit. Është vënë re se rrezikon moshat e reja, kemi shumë raste të vdekjeve nga 40-60 vjeç dhe prekje të grave shtatzëna”, shpjegoi mjeku për euronews albania.

Teksa i cilësoi masat kufizuese të marra së fundmi në Kosovë si të domosdoshme, Ahmeti tha se udhëtimi masiv i shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë gjatë fundjavës e rrit rrezikun për përhapje të virusit. /Gazeta Sinjali/