image Varësia nga droga, Policia kap mat dy të rinj me marihuanë në Mitrovicë

Siguri

Varësia nga droga, Policia kap mat dy të rinj me marihuanë në Mitrovicë

news image

Përdorimi i drogës është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë, pasi pothuajse çdo ditë, Policia raporton për raste kur të rinjtë kapen duke bërë shitblerje ose duke konsumuar drogë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur sot, ku Policia ka ndaluar për kontroll dy të rinj në rrugën “Zahir Pajaziti” në Mitrovicë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se gjatë kontrollit, te secili nga të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të substancës narkotike, që dyshohet se ka qenë e llojit marihuanë.

Sinjali mëson se të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është iniciuar rasti “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge”.

/GazetaSinjali/