image “Vareni në pemë”, kërcënohet me vrasje serbi që mori emigrantë në bujtinë

Rajon

“Vareni në pemë”, kërcënohet me vrasje serbi që mori emigrantë në bujtinë

news image

Sinisha Sevo është quajtur tradhtar nga ekstremistët serbë të së djathtës ekstreme dhe është kërcënuar me vdekje në rrjete sociale, për shkak të ofrimit të një vendi për të fjetur për emigrantët në bujtinën e tij në Sombor të Serbisë.

Grupi i së djathtës ekstreme “Patrulla e Popullit”, të cilët i akuzuan gjashtë personat për përfitim duke ofruar strehim të paligjshëm, ka vendosur fotografi dhe të dhënat personale të Sevos dhe pesë të tjerëve në qytetin me rreth 80 mijë banorë.

Ky është qytet i vogël dhe kur dikush të etiketon ashtu, kjo çon peshë”, tha Sevo për REL.

Policia thotë se është duke zhvilluar hetime, por ndërkohë Sevo është detyruar që ta mbyllë bujtinën.

Në qytetin Sombor, afër kufirit me Hungarinë, refugjatët dhe emigrantët mbahen në një qendër të menaxhuar nga shteti e që nuk po arrin t’u bëjë ballë shifrave të mëdha.

Bujtinat private, si ajo e Sevos, po e përmbushin këtë mungesë të hapësirës, veprim ky që nuk po u pëlqen ekstremistëve të së djathtës.

Qytetarë të Somborit, këta janë fqinjët tuaj që në mënyrë të paligjshme lëshojnë strehim me qira për emigrantët”, ka shkruar grupi “Patrulla e Popullit” në faqen e tyre në Facebook, i cili ka mbi 43.000 ndjekës.

Ky veprim nxiti valë urrejtjeje, ku ka pasur edhe komente si “varini në pemë”.

Të tjerët i quajtën tradhtarë dhe thanë se këta persona duhet të dëbohen nga shteti bashkë me emigrantët./GazetaSinjali/