Mesfushori holandez, Donny van de Beek, i ka mohuar lajmet se ka arritur marrëveshje me skuadrën e Real Madridit.
“Nuk ka asgjë zyrtare. Nuk ka kontratë, Nuk ka situatë. Nuk ka ndryshuar asgjë në këtë sezon”, citohet të ketë thënë ai para gazetarëve.
Nëse Reali arrin marrëveshje me lojtarin, atëherë Ajaxi do të përfitojë 55 milionë euro nga kartoni i tij./Gazeta Sinjali/