image Vinicius vazhdon me skuadrën madrilene

Futboll

Vinicius vazhdon me skuadrën madrilene

news image

Sulmuesi brazilian i Real Madrid-it, Vinicius Junior nuk do të transferohet në Manchester United, pasi që flitej se këta të fundit janë të interesuar për të.

 “Goal” raporton se Vinicius nuk i është ofruar United.

Vinicius është një nga lojtarët e preferuar të presidentit, Florentino Perez, dhe po ashtu vlerësohet lartë nga stafi dhe trajnerët.

Pavarësisht thashethemeve për transferimin e tij, 21-vjeçari pritet të luajë edhe për një periudhe me skuadrën madrilene.

Ai u transferua në Madrid në vitin 2018 nga Flamengo dhe gjatë kësaj periudhe me klubin ai ka shënuar tetë gola në 82 paraqitje.  /Gazeta Sinjali Sporti/