image Real Madridi po mendon ta largojë Hazardin

Futboll

Real Madridi po mendon ta largojë Hazardin

news image

Eden Hazard zbarkoi te Real Madridi në verën e vitit 2019, pak më shumë se dy vite më parë. Gjatë kësaj periudhe dëmtimet kanë qenë konstante dhe kontributi i tij në skuadër është zero.

Në këtë sezon ka luajtur në 6 nga 7 ndeshje në La Liga, por pa qenë vendimtar, diçka që ka qenë shqetësuese për një kohë të gjatë.

Edhe pse janë disa lojtar në klub që po kalojnë të njëjtën situatë, si Isco, Mariano apo Jovic, ndryshe nga këto belgu ka një vlerë të madhe në treg dhe mund të përdoret për të fituar të ardhura.

Duke menduar për të investuar për Mbappe ose Haaland, apo tek të dy, Reali e di se i duhen para dhe klubi ka nevojë edhe për prapavijën e cila po çalon.

Hazardit po i mbaron koha për të bindur bordin dhe tifozët për vazhdimësinë e tij dhe nëse vazhdon në të njëjtën situatë, largimi i tij do të jetë i pashmangshëm, pavarësisht se do të humbasin nga ky operacion. /Gazeta Sinjali Sporti/