image Nagelsmann mund të bëhet trajner i Real Madridit

Futboll

Nagelsmann mund të bëhet trajner i Real Madridit

news image

Menaxheri aktual i Bayern Munchen, Julian Nagelsmann, po konsiderohet nga Real Madridi si zëvendësuesi i trajnerit Carlo Ancelotti në rast se ky i fundit largohet nga klubi.

Prioriteti i Real Madridit është ende që të marrë në bord ish-menaxherin e Chelsea, Thomas Tuchel, pasi Ancelotti të largohet, megjithatë, Nagelsmann gjithashtu favorizohet fuqishëm nga administrata, shkruan Goal.Po ashtu Real Madridi mbetet i hapur ndaj opsioneve në krahun e majtë pasi nuk ka arritur asnjë përparim me mbrojtësin francez Ferland Mendy.

Sipas raportimeve nga AS, Los Blancos po e konsiderojnë seriozisht rikthimin e ish-produktit të akademisë Fran Garcia.Real Madridi ende zotëron 50 për qind të të drejtave të Garcias dhe nuk do të duhet të shpenzojë shumë për spanjollin.Mbrojtësi i majtë ka impresionuar me paraqitjet e tij për Rayo Vallecano.

/GazetaSinjali/