image Valverde kontaktohet nga Manchester United, i ofrohet pozita e trajnerit

Futboll

Valverde kontaktohet nga Manchester United, i ofrohet pozita e trajnerit

news image

Manchester United pak ditë më parë shkarkoi nga detyra e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Solskjaer u largua pas rezultateve të dobëta, dhe tani drejtuesit e klubit janë vënë në kërkim për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, “Djajtë e Kuq” kanë kontaktuar gjatë ditës së sotme me trajnerin Ernesto Valvedere.

Valverde që më shumë se një vit është i lirë pasi u largua nga Barcelona është i gatshëm të rikthehet në detyrën e tij.

Ish-trajneri i Barçës është në listën e United, së bashku me emra si Mauricio Pochettino, Brendan Rodgers, Erik Ten Haag dhe Zinedine Zidane.

/Gazeta Sinjali Sporti/