Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Valon Bunjaku, është shpallur ‘MVP’ për javën e 13-të në Superligën e Kosovës, shkruan Sinjali Sportiv.
Takimi kryesor i kësaj jave u zhvillua mes Yllit dhe Pejës, ndeshje e cila u fitua nga suharekasit me rezultatin 89-73.
Valon Bunjaku shkëlqeu në këtë ndeshje me 22 pikë, pesë kërcime, katër asistime, me një indeks prej 24.
Ndërkohë, top-5 lojtarët me indeksin më të lartë në xhiron e 13-të ishin Julian Hamati (28) i Bashkimit, Cody John (26) i Golden Eagle Yllit, Cendrik Council (25) i Vëllaznimit, Daniel Lekndreaj (25) i Sigal Prishtinës dhe Valon Bunjaku (24) i Golden Eagle Yllit. /Sinjali Sportiv/.