image Ylli mposht Rahovecin, kualifikohet në finale

Basketboll

Ylli mposht Rahovecin, kualifikohet në finale

news image

Golden Eagle Ylli ka arritur që fitojë në ndeshjen e pestë të gjysmëfinales së Superligës ndaj Rahovecit, raporton Sinjali Sport.

Therandasit mposhtën rivalin rajonal me rezultat 72:85.

Skuadra nga Suhareka këtë fitore e arriti duke i fituar periudhën e parë dhe të fundit, duke u kualifikuar kështu për finalen e madhe.

Elyjah Clark me 28 pikë dhe Erjon Kastrati me 24 sosh ishin më meritorët për këtë fitore të mysafirëve.

Lojtarët më të dalluar te vreshtarët ishin Darrel Davis me 29 pikë, 11 kërcime dhe Ed Daniel me 21 pikë, por nuk mjaftuan që të kualifikoheshin.

Ylli do të pres në finale njërën nga gjysmëfinalistet, Ponte Prizrenin ose Pejën, që në ndeshjen e zhvilluar më herët u ndërpre për shkak të përleshjeve. /Gazeta Sinjali Sporti/