Afati kalimtar i janarit mund ta bëjë me skuadër të re Valon Berishën.
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës po vazhdon të kalojë përiudhë të vështirë te Lazio, që prej transferimit nga Red Bull Salzburg.
Mediet në Itali raportojnë se Berisha mund të largohet në formulën e huazimit nga Lazio.
Janë skuadrat Spal dhe Hellas Verona që po kërkojnë 26 vjeçarin.
Te Hellas Verona, Berisha do të gjente Amir Rrahmanin, i cili është bërë pjesë e rëndësishme e kësaj skuadre.