image Vallëzimi i parë si burrë e grua i Jonidës dhe Besnikut

Bota e Yjeve

Video/ Vallëzimi i parë si burrë e grua i Jonidës dhe Besnikut

news image

Pas kurorëzimit, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi, ju drejtuan ambientit ku do të mbahet ceremonia e dasmës.

Çifti teksa përshëndetën mysafirët, realizuan edhe vallëzimin e tyre të parë si burrë e grua, transmeton Gazeta Sinjali.

Dyshja dhuruan një vallëzim spontan, ku nuk munguan buzëqeshjet që i dhuronin njëri-tjetrit.

Jonidën dhe Besnikun i kurorëzoi sot këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, e cila njëherësh është edhe shoqe e afërt e Jonidës.

Kujtojmë që kjo dasmë erdhi vetëm pas tre muajve që u bë e ditur për publikun se çifti janë në lidhje. Këtë lajm e kishte bërë të ditur vetë Jonida në një emision në Shqipëri, teksa ka zbuluar që ishin në lidhje qe disa vite./Gazeta Sinjali/