image Valbon Krasniqi rezulton pozitiv me COVID-19

Shëndetësi

Valbon Krasniqi rezulton pozitiv me COVID-19

news image

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se ditëve në vijim do të jetë në vetizolim duke respektuar të gjitha rekomandimet.

“Sot edhe unë rezultova pozitiv me COVID-19. Ditët në vijim do të jem në vetizolim duke respektuar të gjitha rekomandimet. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/