image Vaksinohet Gjoni, luani që mbahej në kafaz në një resort në Gjilan

Sociale

Vaksinohet Gjoni, luani që mbahej në kafaz në një resort në Gjilan

news image

Luani Gjoni që mbahej në kafaz në resortin “Maja e Zezë” në Gjilan duket se tani është në duar të sigurta, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas vendimit të gjykatës që i njëjti të konfiskohet dhe i është dhënë në menaxhim të përkohshëm Agjencisë së Veterinës, e cila do të bëjë transferimin e tij në një ambient të përshtatshëm në Shqipëri, ai është vaksinuar dhe ka pasur kontrollet veterinare.

Kështu ka njoftuar Bear Sanctuary Prishtina, ekipi i së cilës ka vizituar luanin që po mbahej në izolim.

“Në përgatitjet që ky transfer të jetë i mundshëm, ekipi ynë ka vizituar Gjonin javën e kaluar për kontrollë veterinare dhe për ta vaksinuar. Luani në Kosovë është mbajtur në izolim dhe ilegalisht që nga nëntori 2019, por për shkak të procedurave gjyqësore dhe rrethanave politike transferimi i luanit Gjoni jashtë Kosovës ka qenë dhe vazhdon të jetë i vështirë dhe deri tani nuk kemi mundur ta realizojmë deri tani. Ne jemi në pritje të lajmit për transferin e luanit Gjoni, për ta vendosur në një mjedis ku do t’i ofrohet jetë më e mirë”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/

Njoftim rreth rastit të luanit Gjoni ???? Që nga koha kur luani Gjoni është konfiskuar, autoritetet përkatëse në Kosovë…

Posted by BEAR SANCTUARY Prishtina on Thursday, March 11, 2021